Drita ka triumfuar në derbin e javës së 16-të në Superligë, duke shënuar dy gola në shtëpi ndaj Llapit.
Ndeshja u dominua kryesisht nga vendasit edhe në pjesën e parë edhe në të dytën, transmeton 2LONLINE.com.
Derisa pjesa e parë u mbyll pagola, pjesa e dytë ishte betejë në vete. Pikët kërkoheshin nga të dyja klubet, për Dritën që lunate para tifozëve të saj dhe mysafirët nuk kishin cfarë të humbnin nga ky takim.
Drita krijoi më shumë nga loja në pjesën e dytë, derisa loja e bukur nuk konkretizohej me gola. Llapjanët në anën tjetër, kërkonin shënimin nga kundërsulmet që rrallë i përfundonin pranë portës dhe ndaleshin nga mbrojtja dritase.
Golat e fitorës erdhën në fund të takimit, kur shumë tifozë i kërkonin ata me ngulm. Të shumtë ishin shikuesit, që ju gëzuan golave të Betim Hazhimusës dhe Erjon Vucajt.
Me këtë fitore, Drita ngritet në tabelë duke kaluar rivalin lokal Gjilanin, që të dy kanë nga 31 pikë.
Si rëndom, tifozë të Dritës kishte të pozicionuar edhe në Shkollën e Muzikës, e cila është në ndërtim e sipër.
Në ndërtim është edhe stadiumi i qytetit, punimet në të cilin kanë stagnuar dhe akoma është i papërfunduar./2LONLINE.com/.