DYLON

Kadriu: Lutë, gjilanasit duan ujë!

Kadriu: Lutë, gjilanasit duan ujë!
Avatar photo Redaksia

“Sot, me datë 23 nëntor 2019, organizuar nga Lëvizja Qytetare ”Vatra” në koordinim me asambleistët e K.K. në Gjilan, Isa Agushi, Ibish Ibishi e Mefail Jonuzi prezantuam një aktivitet protestues para Hidromoravës”, ka thënë Kushtrim Kadriu kryetar i Lëvizjes “Vatra”.

Ai ka thënë se  kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri – Luta dhe Muhamet Suliqi drejtor i “Hidromoravës”, janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen kaotike në të cilën ndodhet Gjilani sa i përket furnizimit me ujë.

“Haziri nuk po e ndjenë mungesën e ujit sepse ai nuk jeton në Gjilan, ai po jeton në Prishtinë e Prishtina tani e ka gjendjen mirë të furnizimit me ujë. Luta porosit qytetarët t’i bëjnë lutje Zotit për të na sjellë shiun, tamam po flet si hoxhë, e jo si kryetar komune. Pra, kryetari për t’i ikur përgjegjësisë flet si hoxhë me demek përgjegjësia është e Zotit për ujin e jo”, thotë Kadriu.

EkoHigjiena

Sipas tij, Luta po i ikë përgjegjësisë së tij në hartimin e politikave afatgjate për furnizimin e rregullt me ujë të pijes për qytetin e Gjilanit.

Ibish Ibishi, këshilltar komunal, i kujtoi kryetarit Haziri kompetencat që ai I ka në bazë të ligjit për qeverisje lokale, dhe aty hyjnë edhe përgjegjësitë për furnizim të qytetarëve me ujë. Pra, mos të thotë se kjo çështje është vetëm përgjegjësi e qeverisë, por edhe e Komunës së kryetar I së cilës është ai.

Sokol Haziri, vuri në dukje se kryetari i komunës Lutfi Haziri edhe para 6 vjetëve i pat premtuar Gjilanit se do të kishte ujë të mjaftueshëm, por ende nuk është arritur kjo gjë.

Isa Agushi- këshilltar komunal, theksoi se përpos qytetit, edhe fshatrat kanë mungesë të theksuar të ujit.

Gjithashtu edhe problem tjetër është edhe mos shpërndarja e ujit në mënyrë të barabartë, por po privilegjohen disa lagje ku jetojnë udhëheqësit e Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.