FC Drita dhe mbrojtësi, Ardian Cuculi kanë ndarë rrugët pas tri vitesh bashkëpunim.
“Cuculi u bashkua me ne në vitin 2019-të, ku zhvilloi 98 ndeshje zyrtare dhe shënoi 5 gola. Në edicionin e parë me klubin tonë 2019/20 fitoi titullin kampion të Superligës së Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit bardh e kaltër.
Përndryshe, te FC Drita, Cuculi u bë mbrojtësi i parë në histori të klubit që brenda një sezoni shënon gola në tri kompeticione: Kampionat, Kupë dhe Conferencë Ligë (Evropë).
“FC Drita falënderon Cuculin për kontributin dhe i dëshiron suksese në karrierë”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/