DYLON

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum me Qatar Charity për ndërtimin e QMF-së në lagjen Arbëria dhe tetë shtëpi për familjet në nevojë

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum me Qatar Charity për ndërtimin e QMF-së në lagjen Arbëria dhe tetë shtëpi për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me drejtorin e organizatës Qatar Charity,  Esam Dabab, për ndërtimin e një Qendre të Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Arbëria dhe për ndërtimin e tetë shtëpive për familjet në nevojë.

Kryetari Hyseni, pasi e ka falënderuar drejtorin e kësaj organizate për mbështetjen dhe bashkëpunimin, ka bërë të ditur se shuma totale e këtij memorandumi është 500 mijë euro, ku 340 mijë euro janë të destinuara për ndërtimin e QMF-së, ndërkaq 160 mijë euro për ndërtimin e tetë shtëpive. 

EkoHigjiena

“Ne shprehim mirënjohje të thellë kundrejt organizatës bamirëse “Qatar Charity” për bashkëfinancimin e këtyre dy projekteve të cilat do ndikojnë në sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, ka deklaruar pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje kreu i Komunës, Alban Hyseni.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.