Ballafaqim i javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll, në mes të FC Drita dhe FC Drenica, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1.
Skuadra kampione në fuqi dhe kryesuese e renditjes tabelare nuk ia ka arritur t’i ndal të tria pikët në Gjilan pasi ka barazuar me shifrat 1 – 1.
E para në epërsi kaloi skuadra bardh e kaltër me golin e shënuar nga Bujar Shabani i cili tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 29-të, ndërsa barazoi skuadra mysafire në minutë ne 42-të përmes golit të shënuar nga Baton Zabërgja.
Ky rezultat doli të jetë edhe rezultat përfundimtar i këtij takimi.
Përndryshe, Drita vazhdon t’i prijë tabelës me 55 pikë nga 26 takime, ndërsa takimin e javës së 27-të e luan si skuadër mysafire kundër Arbërisë. /2LONLINE.com/