DYLON

Gjoba 500 eurosh për personat me COVID-19 që thyejnë izolimin

Gjoba 500 eurosh për personat me COVID-19 që thyejnë izolimin
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të menaxhimit të situatës me COVID-19 dhe pas raportimeve nga qytetarët, Policia e Kosovës ka filluar aksion për identifikimin e të gjithë personave me COVID-19, të cilët e kanë thyer izolimin.

Sipas Policisë, këta persona që qytetarët i kanë lajmëruar pranë institucioneve të sigurisë, do të monitorohen vazhdimisht dhe identifikimi i tyre është bërë me foto, kamera të sigurisë dhe forma të tjera.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, nga Stacioni Policor në Kamenicë, thuhet se ata që e kanë thyer izolimin janë dënuar me nga 500 euro, sipas legjislacionit në fuqi.

Apelojnë tek qytetarët që kushdo që ka informata se personat e identifikuar me COVID-19, kanë thyer izolimin, ose janë parë jashtë duke kryer shërbime, t’i lajmërojnë në Polici.

Kujtojmë se personat e infektuar, izolimin mund ta thyejnë vetëm për të marrë tretman mjekësor, pasi e kanë lajmëruar paraprakisht shtabin emergjent komunal.

Ky aksion nga Policia, është ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Bëjmë thirrje tek qytetarët të bëjnë kujdes dhe të respektojnë izolimin, sepse nuk mund të rrezikoni jetën e dikujt tjetër! /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.