Drita ka bërë një ndryshim në prag të përgatitjeve për sezonin e ri. Jo me ndonjë futbollist të ri, por me një largimi të rëndësishëm në udhëheqësi.
Bëhet fjalë për ish-drejtorin sportiv, Fisnik Kërçeli, i cili për arsye të panjohura nuk do të jetë më pjesë e Dritës.
Lajmi u është kumtuar futbollistëve nga vetë drejtuesit e klubit në ditën e dytë të stërvitjeve.
Kjo është hera e dytë që Kërçeli largohet nga stafi drejtues i klubit gjilanas, pasi të njejtën gjë e kishte bërë edhe edicionin e kaluar, teksa ishte rikthyer në pozitën e tij vetëm disa javë më pas.
Nuk dihet nëse në pozitën e Kërçelit do të emërohet ndonjë pasues, por tashmë është e sigurtë se ‘arkitekti’ i Dritës kampion më nuk do të jetë pjesë e klubit.