Certifikohen pjesëtarët e FSK-së të “Njësisë për Siguri Fizike”

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së të “Njësisë për Siguri Fizike”

Me datë 28.06.2019 në Brigadën e Reagimit të Shpejtë është mbajtur ceremonia e certifikimit të 198 pjesëtarëve, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin “Njësia për Siguri Fizike”.

Në ketë ceremoni të certifikimit morën pjesë Ministri i Mbrojtjes zoti Rrustem BERISHA, gjeneralmajor Gzim HAZROLLI, gjeneralbrigade Fadil HADERGJONAJ dhe komandantë të batalioneve të Brigadës të Reagimit të Shpejtë.

Ministri i Mbrojtjes zoti Rrustem BERISHA në fjalimin e tij i ka uruar të posa certifikuarit për suksesin e treguar gjatë trajnimit, duke vlerësuar lartë rendësinë e kësaj njësie si komponent e domosdoshme për rritjen në shkallë edhe më të lartë të sigurisë fizike të kazermave të FSK-së, pronës dhe objeketeve të saj. Ministri Berisha me këtë rast ju ka uruar mirëseardhje në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ju uruar sukses në punë dhe jetën familjare.

Gjeneral major Gzim HAZROLLI në fjalimin e tij i ka uruar të gjithë pjesëmarrësit e këtij trajnimi për suksesin dhe rezultatin e arritur gjatë trajnimit, duke i uruar të gjithë të pranishmit e në veçanti BRSH-në, për punën profesionale dhe angazhimin e pa kursyer gjatë këtij trajnimi.

Në fjalën e rastit para të pranishmëve dhe të certifikuarve ka folur edhe komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë gjeneralbrigade Fadil HADERGJONAJ, i cili u ka shprehur mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve të këtij trajnimi, gjithashtu ka përgëzuar instruktorët e trajnimit për angazhimin dhe realizimin e planit të trajnimit “Njësia për Siguri Fizike”.

Ky trajnim ka filluar nga data 10 qershor 2019 dhe ka përfunduar me 28 qershor 2019.

Trajnimi është realizuar në dy faza, sepse pjesëmarrësit në trajnim kanë qenë të ndarë në dy grupe.

KOMENTE