Aventura e brazilianit, Lucas Cardozo te Drita ka përfunduar. Tashmë sulmuesi ka mbyllur aventurën në Ipko Superligë te Drita.
Cardozo ishte transferuar këtë edicion te Drita në formë huazimi nga Partizani i Tiranës.
E arsyeja e largimit të sulmuesi ka qenë mos përshtatja në futbollin kosovar.
Në 12-të ndeshje, Cardozo ka shënuar një gol te Drita, ndërsa në shumicën e ndeshjeve të luajtura është inkuadruar si zëvendësues.