Drita ka barazuar me Malishevën, në ballafaqimin e fundit, në javën e 36-të të Superligës së Kosovës në futboll. Rezultat final i këtij takimi ishte 1:1. Të parët shënuan mysafirët me Morinën për të barazuar Krasniqi për bardhekaltërtit.
Drita përmbyll Kampionatin në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit me 67 pikë. Nga kjo pozitë, ajo do të garojë në Europa Conference League, ku ekipi gjilanas do të nis ballafaqimet nga xhiroja e dytë. /2LONLINE/