DYLON

Po rinovohen zyrat e administratës, sigurohet qasje për personat me aftësi të kufizuara

Po rinovohen zyrat e administratës, sigurohet qasje për personat me aftësi të kufizuara
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e përmirësimit të shërbimeve të administratës komunale në Gjilan, po vazhdon edhe rinovimi i infrastrukturës në objekte, sidomos për personat me aftësi të kufizuara, thuhet ne njoftimin e komunës.

“173,599.05 euro është vlera e rinovimit në hapësirat e Administratës së komunës sonë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, tregoi se ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe do të sigurojë qasje për personat me aftësi të kufizuar, rregullim të nyjeve sanitare, vendosjen e ashensorit etj.

“Për qasje të lehtë e të sigurtë për gjithpërfshirje, për shërbime të shpejta e cilësore” tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.