DYLON

Gjilani mbetet në Superligë

Gjilani mbetet në Superligë
Avatar photo Redaksia

Gjilani në udhëtim ka mundur Dukagjinin me rezultat 4 me 2. Një fitore meritore në një ndeshje me shumë gola, ka bërë që skuadra e Gjilanit të mbetet në Superligë, pasi me pikët e grumbulluara nga fitorja e xhiros së fundit, iu shmang pozitës së barazhit, aty ku e la Feronikelin që mbijetesën do ta kërkojë në lojën e barazhit.

Në ndeshjen e luajtur në Klinë, futbollistët e skuadrës kuq e bardh nga Gjilani, përmbysën disavantazhin e pjesëlojës së parë, 2:1, në rezultatin final 2:4. Golat për skuadrën gjilanase i shënuan: Senad Jaroviq (2 gola), Donaldo Açka dhe Edi Basa, derisa për vendësit shënuan  Blerind Morina dhe Osman Mëziu.

EkoHigjiena

Gjilani e mbyll këtë kampionat me 45 pikë. Për më tepër, Gjilani ngritët edhe mbi Dukagjinin, pra në pozitën e gjashtë, ndonëse ka pikë të barabarta me të. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.