Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit të Gjilanit, Rasim Selmani, ka takuar Kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Venhar Salihu, Nënkryetarin e Gjykatës, Rilind Sermaxhaj, gjyqtarin Sabedin Mushica dhe bashkëpunëtorin profesional, Milot Mehmeti.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm dhe koordinimit efektiv për të siguruar që të gjitha çështjet e paraburgimit dhe dënimet të trajtohen në mënyrë efikase dhe në përputhje me ligjin.
Pas përfundimit të takimit, gjyqtarët patën mundësinë të shohin nga afër hapësirat e Qendrës së Paraburgimit të Gjilanit.
Ata vizituan ambientet, duke përfshirë dhomat e paraburgimit, hapësirat e vizitave dhe zonat e tjera të institucionit, për të vlerësuar kushtet në të cilat mbahen të paraburgosurit, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës . /2LONLINE/