Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha së bashku me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak i SHBA-ve në Kosovë kolonel Feffrey H. Fisher, në kazermën e FSK-së në Pomozotin, bënë homazhe para arkivolit të tetar Shani Malokut.
Me këtë rast ministri dhe komandanti i FSK-së u shprehen ngushëllime familjarëve të të ndjerit tetar Shani Maloku.
Po ashtu për homazhe ishin edhe gjeneralë, oficerë, nënoficerë, ushtarë të FSK-së si dhe kolegë të njësisë dhe punës së të ndjerit Shani Maloku.
Tetar Shani Tafil Maloku (1973) ishte nga fshati Plloçicë i komunës së Malishevë. Ai në afërsi të shtëpisë së vetë së bashku me vëllain u vranë nga të shtënat me armë, në rrethana ende të pa njohura. I ndjeri ka qenë duke shërbyer në kazermën e FSK-së në Pomozotinë, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), njësia: Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike (MKABK). Ai po ashtu ka qenë ish pjesëtarë i TMK-së. Shokët e njësisë dhe të gjitha ata që kanë pasur rastin ta njohin nga afër e kujton si njeri shumë të përkushtuar, punëtor, fjalëpakë dhe i dashur me shok.
Varrimi i Shaniut dhe vëllait të tij do të bëhet sot në ora 1500 në fshatin e lindjes në Plloqicë të komunës së Malishevës.