Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, janë duke marrë pjesë në punëtorinë në kuadër të projektit Erasmus+ STAND, që po mbahet në Universitetin e Malit të Zi.
Punëtoria synon identifikimin e kërkesave për arritjen e autonomisë në rritje të HEI-ve në Ballkanin Perëndimor dhe hapat më të rëndësishëm që duhet të ndërmerren nga çdo partner i STAND i Ballkanit Perëndimor HEI në përmirësimin e strukturave të saj organizative, rëndësinë e të pasurit udhëheqës të fortë, qeverisja e duhur institucionale dhe profesionalizimi i stafit, transmeton 2LONLINE.com.
Në dy ditët sa zgjatë punëtoria, do të jepen informacion mbi praktikën më të mirë evropiane në arsim, kuadro kombëtare si dhe praktika të mira institucionale të dimensionit organizativ, financiar dhe akademik.
Projekti STAND koordinohet nga Kolegji IBCM në Mitrovicë, ka të bëjë me autonominë në universitete, aspektin financiar, aspektin akademik, personelin akademik dhe administrativ si dhe aspekte të tjera të rëndësishme për universitetet. /2LONLINE/