Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka hapur procedurë ndaj drejtorit sportiv të FC ”Drita”, Valon Zymberit, nga i cili kërkohet deklaratë shtesë, ndërkohë që pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës deri në kompletimin e lëndës, transmeton 2LONLINE.com.
Në shkresë bie në sy ajo se si Zymberi vlerësohet recidivist nga komisioni në fjalë.
“Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.10.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së njëmbëdhjetë të Albi Mall Superligës, xhiros së nëntë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera , edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori disa vendime.
Ndër to, për lexuesit tanë, Portali 2LONLINE.com, veçon rastin e hapjes së procedurës ndaj drejtorit sportiv të FC Drita, Valon Zymberit.
“Drejtori sportiv të FC ”Drita”, Valon Zymberi, ID.013299M84. Pas përfundimit të ndeshjes është futur në fushën e lojës në drejtim të referëve të ndeshjes, të cilët po shkonin drejt zhveshtoreve, i kishte fyer dhe ofenduar ata duke ju thënë: ”Lidhje me referim nuk keni, të gjithë jeni lloma, bërllog e skllotë e keni ba, s’po ju vjen marre, juve ju kanë dërgu me direktiva”. Në këtë ndeshje i njejti nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyrtar, ndërkaq është recidivist i ofendimeve të tilla. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjni-Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC “Drita”, Valon Zymberi. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës deri në kompletimin e lëndës”, thuhet në shkresën e Komisionit Disiplinor; shkalla e parë, transmeton 2LONLINE.com.
Përndryshe, në këshillat juridike thuhet se pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 18.10.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. /2LONLINE/