Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka mbajtur temë trajnuese për 40 bletarë të Kamenicës.
Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi bëri hapjen e kësaj teme trajnuese, duke i falënderuar të gjithë bletarët për pjesëmarrje në këtë takim.
Më pas zyrtari i bujqësisë, Imer Dermaku bëri prezantimin e kësaj teme trajnuese.
Dërmaku në pika të shkurtëra prezantoi librin e përgatitur për bletarët dhe dhënien e këshillave rreth mbajtjes, menaxhimit si dhe përgatitjes së bletëve për fazën pranverore.
Pas përfundimit të këtij trajnimi të gjithë bletarët kanë pranuar nga një libër nga DBPZHR, dhe e falënderuan për këtë përkrahje.
DBPZHR do të jetë gjithmonë në përkrahje të fermerëve të komunës së Kamenicës.