DYLON

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e dytë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur sot mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë e Financa, i Kuvendit Komunal të Vitisë, ku janë shqyrtuar një varg propozim vendimesh e të cilat, janë proceduar për miratim në seancën e ardhshme të Kuvendit.

Kanë qenë shtatë propozim vendimesh për mbrojtje të vlerës së natyrës, si monumente të natyrës si Trungun e Bungbutës në Zhiti të Vitisë, burimi i ujit termomineral në Ballancë, Trungjet e Qarrit në Binçë, Trungun e Qarrit në Gërmovë, Pylli i Mllakes në Sllatinë të Epërme, Kompleksi i Trungjeve të Dushkut në Sllatinë të Poshtme dhe Guri i Blinave në Gjylekarë.

Në këtë mbledhje, u shqyrtua dhe kiratua plani i punës së komitetit për komunitete për vitin 2020, plani i punës se komitetit për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje për vitin 2020 dhe raporti i punës së këtij komitetit për vitin 2019, si dhe plani i punës se komitetit për Arsim, Kultur, Rini dhe Sport për vitin 2020.

EkoHigjiena

Ndërkohë, është dhënë një informatë nga Zyra e prokurimit mbi raportin e prokurimit dhe planifikimi final i prokurimit për vitin 2020, si edhe një raport pune nga Zyra e Personelit për periudhën Janar-Dhjetor 2019.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.