Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Kamenicës është angazhuar që t’u lehtësoj qytetarëve qasjen në rrugë, përkatësisht në zonat më të thella malore, thuhet në komunikatën e komunës.
Kësaj radhe kjo Drejtori është angazhuar duke intervenuar në rrugët e fshatit Karaçevë e Epërme duke bërë largimin e mbeturinave në atë pjesë në mënyrë që banorët të kenë qasje më të lehtë në rrugë.
Po ashtu Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është e gatshme që të intervenoj kur është e nevojshme në mënyrë që qytetarët të kenë qasje sa më të lehtë në rrugë. /2LONLINE/