Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me OSBE-në, organizuan një koloni artistike në Kamenicë.
Në këtë koloni artistike që u mbajt tek Parku i Qytetit morën pjesë të rinj nga të gjitha komunitetet, që e duan pikturën.
Drejtori i drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi, duke përgëzuar të rinjtë për pjesëmarrjen, tha se aktivitetet e tilla janë të mirëpritura gjithmonë në komunën tonë.
“Falënderojmë të gjithë të rinjtë që morrën pjesë në këtë koloni artistike. Ndihemi të privilegjuar që komuna jonë numëron artistë e artdashës të shumtë, e këtë e treguan më së miri gjatë ditës së djeshme, duke realizuar piktura me tema të lira, në parkun e qytetit”, shtoi mes tjerash Ibrahimi. /2LONLINE.com/