Në kuadër të komandës së KFOR-it amerikan konkretisht me projektin CIMIC, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Njësia Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Viti, sot kanë pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse dhe pajisje komunikimi.
Me këtë rast prezent ishte zëvendëskryetari i komunës Hasan Aliu, i cili falënderoi KFOR-in amerikan dhe theksoi se ky donacion do të ndihmoj dhe lehtësoj shumë punën e zjarrfikësve të komunës së Vitisë, gjatë intervenimeve në raste të ndryshme të vërshimeve.
Përndryshe ky donacion përmban 20 palë rroba për Njësinë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim dhe 7 pajisje komunikimi për Drejtorinë e Shëndetësisë. Këto pajisje kanë për qëllim përmirësimin e reagimit të urgjencës. /2LONLINE/