Me një ceremoni rasti, udhëheqësit e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Viti, kanë nënshkruar kontratat me Organizatat Joqeveritare, si dhe me grupet artistike e klubet sportive, që janë përfitues të subvencioneve të kësaj drejtorie për vitin 2021.
Përfitues janë KF “Vllaznia”, KF “Uniteti”, KFF “Presingu”, Klubi i Pingpongut “Vitia”, Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidemaj”, HAC “Angros”, AKV “Kemajl Azizi”, Kori i Qytetit, QL “Anamorava”, OJQ IMADNJ dhe “EULOC”-Viti. /2LONLINE.com/