Drejtori Imeri takohet me Komandantin e Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit në interes të qytetarëve.
Adnan Imeri, drejtor i Inspekcionit, ka pritur sot në takim komandantin e stacionit policor në Viti, Kapiten Afrim Halili me bashkëpunëtorë.
Drejtori Imeri ka bërë me dije se gjatë këtij takimi është biseduar për shumë çështje qe kanë te bëjnë me sigurinë e qytetareve.
Ai tha se gjithashtu është biseduar edhe lidhur sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, konkretisht në rregullimin e shenjave të komunikacionit, parandalimin e dukurive qe kanë te bëjnë me mjedisin dhe shërbimet publike.
Gjithashtu sipas tij ata janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunim në këto fusha dhe se kjo është në interes të qytetarëve vitias.
Ai tha se inspektoret komunal gjatë kryerjes se detyrave të punës kanë nevojë të vazhdueshëm edhe për ndihmën e organeve policore duke shtuar se kjo nuk ka munguar nga Policia e Kosovës në Viti dhe për këtë ai u shpreh shumë falënderues. /2LONLINE/