Në konferencën për media të mbajtur sot nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Pira, është bërë prezentimi i aktiviteteve dhe të arriturave në fushën e bujqësisë në Komunën e Vitisë, gjatë vitit 2022.
Në këtë konferencë drejtori Pira ka thënë se Drejtoria e Bujqësisë edhe këtë vit ka pasur aktivitete të shumta të cilat i ka realizuar me sukses, falë punës dhe angazhimit të kryetarit të komunës, institucioneve komunale si dhe stafit të drejtorisë, ku vlera e përgjithshme e investimeve në fushën e Bujqësisë për vitin 2022 nga Komuna e Vitisë dhe participimi i fermerëve është 459,211€uro.
Ai tha se si aktivitete që e kanë karakterizuar këtë vit janë: Pranimi i aplikacioneve për subvencione në MBPZHR, përcjellja e fushatës së korrje-shirjes, organizimi i panairit tradicional “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”, dëgjimi publik për buxhetin 2023-2025, organizimi i trajnimeve të ndryshme për bujqit, pjesmarrja në përgatitjen e Strategjisë së FKL-së 2023-2025, aktivitetet në sektorin e pylltarisë, vlerësimi i dëmeve nga breshëri në teren, mbështetja e fermerëve me mekanizëm bujqësor e tjerë.
Drejtori Pira gjithashtu tha se gjatë këtij viti janë rregulluar 9625m rrugë bujqësore ku vlera totale është: 152,736.1€, si dhe janë pastruar rreth 7/km prrocka dhe kanale bujqësore. /2LONLINE/