Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani falenderoi Komandantin e KFORIT Turk Major.Yunus Yildiz dhe zv.Major Meric Sagdic për vizitën, duke i falenderuar për ndihmën dhe kontributin e çmueshëm që kanë dhënë për popullin e Kosovës, e veqanarisht për regjionin lindje.
Gjatë këtij takimi u trajtuan çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përkrahjen e iniciativave lokale për zhvillim ekonomik dhe social.
Përfaqësuesit e KFOR-it Turk janë njoftuar për aktivitetet e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik si dhe për projektet të cilat janë realizuar dhe disa prej tyre janë në proces të realizimit.
Komandanti i Kforit z.Yildiz falënderoi Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik për ofrimin e bashkëpunimit, duke theksuar se bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit do të vazhdoj edhe në të ardhmen , ku shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen e tyre për komunitetin dhe projektet që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. /2LONLINE/