Në kuadër të projektit për trajtimin e qenve endacakë në Kamenicë, Drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina së bashku me zyrtarët nga kjo drejtori dhe me menaxherin e këtij projekti, kanë vizituar operatorin i cili është duke bërë trajtimin e qenve endacak.
Kjo vizitë kishte për qëllim që të shihen nga afër vendi, kushtet dhe procesi i trajtimit që nga kapja e qenve, pastaj vlerësimi i gjendjes shëndetësore si dhe qëndrimi në këtë qendër pas intervenimeve kirurgjike të nevojshme.
“Ndër të tjera ju rikujtojmë që pas trajtimit të qenve endacak në qytet, projekti do të vazhdojë edhe në fshatrat e Kamenicës”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/