Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z, Samedin Mehmeti me bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtar një delegacion tre anëtaresh nga fusha e sigurisë, nga (IOWA) e shteteve të bashkuara të Amerikës (SHBA), i cili kryesohej nga z. Kirk Westvold, Asistent i Shefit të Policisë së Norwalk, Iowa.
Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti shprehu mirëseardhjen e tij për z.Westvold dhe falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Me rastin e këtij takimi në të cilin ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga ICITAP-i, u diskutua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët. /2LONLINE/