Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi po merr pjesë në konferencën regjionale me temë ‘Roli i ekipeve mobile në identifikimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në Ballkanin Perëndimor’, bëjnë të ditur drejtues të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan.
Kjo konferencë treditore që po mbahet në Sarajevë, ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në mes vendeve të Ballkanit, e gjithashtu edhe akterëve që përfshihen në këtë fushë. /2LONLINE/