Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione, Gazmend Hoxha dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale Prishtinë, Kol.Fahredin Verbovci, gjatë ditës së sotme kanë bërë vizitë njësiteve policore në terren me qëllim të kontrollimit nga afër implementimi dhe zbatimi i planifikimeve operacionale të Policisë së Kosovës në lidhje me vendimet e fundit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe respektimi i masave për pandeminë COVID-19.
Inspektimet e tilla nga menaxhmenti i lartë, eprorët në drejtoritë rajonale si dhe nga Njësia për Inspektim në kuadër të PK-së do të bëhen në vazhdimësi, në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të intensifikimit të angazhimeve policore për ruajtjen e shëndetit publik. /2LONLINE.com/