Në kuadër të vizitave që është duke bërë njësive të FSK-së, Drejtori i ri i Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) Gjeneral Brigade Ralf Peter Hammerstein dhe stafi i tij kanë vizituar Kazermën e Gardës Kombëtare të FSK-së, në Pomozotin.
Komandanti i GK-së Gjeneral Brigade Naim Haziri ka mirëpritur në zyrën e tij drejtorin e NALT-it, dhe e ka informuar për aktivitet e Gardës dhe bashkëpunimin me këshilltarët e NALT-it për GK.
Pas këtij takimi, stafi i GK-së ka mbajtur një prezantim për grupin pjesëmarrës duke i njoftuar lidhur me personelin, pajisjet, aktivitetet dhe gjendjen operacionale të njësive.
Në kuadër të vizitës janë vizituar ambientet trajnuese të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim(QNTKSH), ku nga drejtori janë njoftuar me kapacitetet dhe aktivitetet e kësaj qendre.
Të dy gjeneralët u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e Gardës me standardet më të larta ndërkombëtare. /2LONLINE/