Drejtori i NALT-it, Gjeneral Brigade Christian Nawrat dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Skenderaj.
Drejtori i ekipit këshillues dhe ndërlidhës i NATO-s, gjeneral brigade Chrisitan Nawrat i shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Gjenerali Nawrat është informuar për sakrificën e familjes Jashari, si dhe mbi historikun e kësaj familje dhe qëndresën heroike të tyre për lirinë e Kosovës.
Po ashtu, ata biseduan edhe për rëndësinë e mbështetjes së Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në brenda mandatit fillestar të FSK-së. Ata u pajtuan të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku. /2LONLINE/