Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan ka bërë me dije për vizitën e zëvendëskomandantit të KFOR-it turk, LMT Ali Çenik, dhe përkthyesit Muhamet Mustafa të cilët shfaqën interesimin e tyre për projektet e planifikuara për vitin 2024 nga komuna dhe donatorët, si dhe nevojat e fermerëve në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë gjatë vitit kalendarik
“Falënderuam zëvendëskomandantin për vizitën dhe interesimin që ka për fermerët e Komunës së Gjilanit”, ka thënë drejtori Isufi. /2LONLINE/