Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Enver Shabani, mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Pholixonia”, që u mbajt në Selanik të Greqisë.
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Philoxenia” është një ngjarje prestigjioze që organizohet çdo vit në Selanik, Greqi.
Ky panair mbledh institucione, kompani dhe akterë të ndryshëm nga sektori i turizmit për të promovuar destinacione, shërbime dhe produkte turistike.
Edicioni i këtij viti përfshiu pjesëmarrjen e delegacioneve të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë rajone nga Kosova, Shqipëria dhe Ballkani, që prezantuan trashëgiminë kulturore, historinë dhe ofertat turistike të vendeve të tyre.
Në panair janë ofruar mundësi për rrjetëzim, shkëmbim idesh dhe bashkëpunime mes agjencive turistike, operatorëve ekonomikë dhe institucioneve lokale.
Ky event konsiderohet si një platformë strategjike për promovimin e turizmit në Mesdhe dhe më gjerë. /2LONLINE/