“Nga vizita e sotme në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Kishnapole, diskutuam rreth numrit të pacientëve që marrin shërbime në këtë ambulancë dhe nevojave që ka kjo qendër, e që në të ardhmen e afërt mund të plotësohen”, ka bërë me dije. Aurora osmani, drejtoreshë e drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në Gjilan.
Ajo shtoi se infermieri i përkushtuar, tash e shumë vite, Ramadan Azemi, çdo ditë pune ofron shërbime për pacientët që kërkojnë ndihmë në këtë zonë, i cili gëzon respekt pafund nga banorët për shkak të qasjes së mirë e dashurisë për profesionin.
Vlen të theksohet se mjeku në këtë qendër është 3 herë në javë, Dr. Naim Kamberi, i cili gjithashtu punën e vet e kryen me profesionalizëm e nder.
“Ndër të tjera AMF- Kishnapole, është përherë e furnizuar me barëra, dhe kjo falë donacioneve që i jep znj. Barbara Langmack, e cila gjatë vitit 2022 është shpallur qytetare nderi”, ka thënë drejtoresha Osmani. /2LONLINE/