Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS). Aurorë Osmani, mirëpriti në takim falënderimi Dr. Luftime Rexhepi, specialiste e Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Gjilan.
Osmani tha se znj. Rexhepi, nga viti 2004, ushtron profesionin e saj në QKMF, dhe është njëra nga doktoreshat më profesionale e të kërkuara nga pacientët.
“Në këtë kafe falënderime u diskutua rreth cilësisë së shërbimeve që ofrohen në shëndetësinë primare, rekomandime se si të vazhdojmë më tutje për përmirësim të kushteve për ofrim të shërbimeve, etj. Doktoresha, gjithashtu potencoi që edhe qasja humane karshi pacientëve luan rol kyq në diagnostifikim sa më profesional, duke pas parasysh edhe komponetët emocional”, ka thënë drejtoresha Osmani.
Ajo shtoi se me këtë cikël falënderimi, do të vazhdojnë akoma, duke ftuar punëtorë shëndetësor, të cilët do të përzgjidhen në bazë të shumë atributeve profesionale! /2LONLINE/