DYLON

Për shkak të punimeve mbyllet për qarkullim rruga Kllokot-Gjilan, nga fshati Radivojcë deri në fshatin Budrigë e Poshtme

Për shkak të punimeve mbyllet për qarkullim rruga Kllokot-Gjilan, nga fshati Radivojcë deri në fshatin Budrigë e Poshtme
Avatar photo Redaksia

Nga sot, do të mbyllet për qarkullim rruga Kllokot-Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë deri në fshatin Budrigë e Poshtme. Rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim për 15 ditë, prej orës 07:00 deri në orën 18:00, për shkak të punimeve, njofton Ministria e Infrastrukturës.

“Ju njoftojmë së për shkak të punimeve në rehabilitimin e një segmenti të rrugës Rajonale R221 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë, deri në fshatin Budrigë e Poshtme, do të mbyllet kjo pjesë e rrugës, nga data 21 nëntor 2022 dhe do të jetë i mbyllur për 15 ditë për qarkullim prej orës 07:00 deri në orën 18:00 e kësaj rruge”, thuhet në komunikatën për media.

EkoHigjiena

Tutje, ministria ka bërë thirrje që gjatë kësaj kohe automjetet jo më të mëdha se 3.5 tonë të shfrytëzojnë rrugën alternative, ndërsa banorët e vendbanimeve përgjatë këtij segmenti mund të shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugën ekzistuese. /2LONLINE/