“Sot, nga takimi me Ministrin e Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili u zhvillua me qëllim të forcimit e bashkëpunimit ndërmjet CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse”, bënë të ditur drejtoresha e CCNO-së, Mediana Bislimi.
Ministri Krasniqi, vuri theksin te rëndësia e transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa drejtoresha e CCNO’së, Mediana Bislimi thotë se prezantoi projektet konkrete që synojnë fuqizimin e komunitetit në zhvillimin ekonomik lokal si dhe mbrojtjen e mjedisit.
U diskutua për iniciativa të përbashkëta dhe për mundësi bashkëpunimi të ngushtë për të arritur objektivat prioritare të komunitetit të Gjilanit. /2LONLINE/