“Bashkë me Koordinatoren Linda Fazliu, i nderuam me mirënjohje nxënësit tanë të cilët morën pjesë në olimipadën “më të mirët e ekonomiksit” – ku nga dhjetë finalistët, katër më të dalluarit ishin nga komuna jonë”, ka thënë Albana Demiri, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan.
Këta nxçnës janë: Elsa Kqiku, Drion Shaqiri, Blinë Arifi, Arsa Alidema.
“Ndërsa Blinë Arifi, do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare në Sllovaki. Suksese e mbarësi”, ka thënë drejtoresha Demiri. /2LONLINE/