Në ciklin e kafeve falënderuese, Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS). Aurorë Osmani ftoi për kafe falënderuese, Dr. Ramize Ahmeti Ibrahimi, Mr. Sci. Specialist i Mjekësisë Familjare.
“Zonja Ahmeti Ibrahimi, tash e 27 vite, është punëtore shëndetësore në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor”, ka thënë drejtoresha Osmani.
Sipas saj, doktoresha Ramize, gjatë muajit nëntor ka ofruar shumë shërbime shëndetësore, duke filluar nga diagnostifikimi, trajtimi, promovimi, edukimi dhe trajnimi për stafin e komunitetin.
“Doktoresha njihet për energjinë e saj, punën e madhe, sjelljet njerëzore, qasjen humane karshi pacientëve, e mbi të gjitha korrektësisë e profesionalizmit”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani. /2LONLINE/