Intervistën që kryeministri Hashim Thaçi ka dhënë për televizionin EuroNews, e ku tha se ai ka qëndruar larg frontit të luftës, pasi ka bërë politikë, dhe ishte politika ajo që fitoi luftën me Serbinë, e ka komentuar vajza e Jusuf Gërvallës, Donika.
“Hashim Thaçi për EuroNews: “Kam qenë larg frontit të luftës”. Jo more!? Ne menduam që ke luftuar dhe e ke bërë namin nga Hoteli Rogner në Tiranë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.