Për të pasur trup të shëndetshëm duhet t’i kushtoni shumë rëndësi ushqimit.
Më poshtë mund të shihni disa nga ushqimet që përmirësojnë shëndetin tuaj të zemrës.
1. Jogurt
Hulumtimet tregojnë se jogurti mund të mbrojë nga sëmundjet e dhëmbëve. Sëmundjet orale mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës.
2. Rrush i thatë
Hulumtimet kanë treguar se antioksidantët në rrush të thatë luftojnë rritjen e një lloji të baktereve që mund të shkaktojnë inflamacion dhe sëmundje të gojës.
Njerëzit me sëmundje të dhëmbëve, kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga problemet e zemrës.
3. Fasule
Ngrënia e fasules rregullisht është e mirë për zemrën tuaj dhe ju nuk keni nevojë të hani shumë prej tyre për të përfituar.
Një studim i publikuar në Journal of Nutrition sugjeron që vetëm gjysmë filxhani fasule në ditë mund të ulin kolesterolin.
4. Peshku
Sipas studimeve, ngrënia e peshkut dy herë në javë ulë deri në 30% rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Llojet e ndryshme të peshkut, e sidomos ato “me vaj”, të tilla si salmoni dhe toni ndihmojnë në uljen e tensionit.
5. Arra
Arrat janë të mbushura plot me vitamina, minerale, yndyra të shëndetshme.
Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit që hanë arra, bajame, lajthi, fëstëkë, arra pishe dhe kikirikë kanë më pak gjasa që të preken nga sëmundjet e zemrës.