DYLON

Policia e Kosovës në veri ndalon kontrabandën e peshkut

Policia e Kosovës në veri ndalon kontrabandën e peshkut
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, gjegjësisht patrulla  policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, më 04.08.2021 rreth orës 03:20,  në  fshatin Sarpel  KK Leposaviq,  ka ndaluar një automjet me drejtues  B.B. shtetas kosovar. I dyshuari është hasur duke  hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative.

Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e  rastit  ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’. 

EkoHigjiena

Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës,  i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.