Donacionet për Komunën e Kamenicës çdoherë kanë qenë të mirëpritura e sidomos në këtë kohë të pandemisë ku edhe Kamenica ka kaluar një periudhë të vështirë.
Donatori nga Zvicra i cili ka dashur të mbes anonim ka dhuruar donacion për Komunën e Kamenicës dy makina për pastrimin e dyshemesë.
Komuna e Kamenicës falënderon këtë donator për dhurimin e këtij donacioni, dhe të gjithë donatorët e tjerë që deri më tani kanë ndihmuar komunën me gjëra të ndryshme. /2LONLINE/