Kryetari i komunës së Bujanocit, ka paralajmëruar se autoambulanca e siguruar si pjesë nga donacioni prej 200 mijë euro të Kosovës do të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Së shpejti një autoambulancë e këtillë do të jetë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Bujanocit edhe atë falë donacionit nga Qeveria Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shaip Kamberi, transmeton Titulli.com.
Qeveria në detyrë e Kosovës përmes një vendimi më 23 prill ka ndarë 200 mijë euro komunës së Bujanocit për të përballuar situatën me COVID-19 .
Nga ky buxhet komuna përveç tjerash kishte ndarë 6 milion dinarë për blerjen e një autoambulance të përgatitur me të gjitha pajisjet e nevojshme për transportimin sa më të sigurt të pacientëve të sëmurë, donacion që do t’i dhurohet shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Deri më tani komuna e Bujanocit, në mjetet motorike që ka marrë si donacion nga shtetet dhe institucionet e ndryshme kishte vendosë logon e donatorit në pjesë të dukshme ndërsa mbetet të shihet se a do të vendoset logo e shtetit të Kosovës, raporton Titulli.com.
Duke e pasur parasysh raportet mes Prishtinës dhe Beogradit me rastin e donacionit të Kosovës për autoambulancën do të jetë sfidë për vendosjen e logos së donatorit (shtetit të Kosovës) në këtë automjet.
Më poshtë janë disa fotografi të automjeteve të ndryshme që kishte marre komuna e Bujanocit donacion në Serbi dhe ishte vendosur dukshëm logo e donatorit.
BURIMI: Titulli.com