Nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan, kanë bërë me dije se sot me datë 01.08.2022, Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Dr. Asllan Elezi” ka pranuar një donacion nga UNICEF-i.
Donacioni në fjalë përmban pajisjet teknologjike prej 8 laptopëve.
Këto pajisje do të përdoren për ngritjen e kapaciteteve arsimore si dhe nevojat e shkollës.
‘Drejtoria Komunale e Arsimit falënderon përfaqësuesit nga UNICEF si dhe përfaqësuesit nga IPKO Foundation, për mbështetjen e realizimit të këtij projekti”, thuhet në njoftimin e DKA-së. /2LONLINE/