DYLON

Intensifikohet bashkëpunimi DSHMS – KFOR-i turk

Intensifikohet bashkëpunimi DSHMS – KFOR-i turk
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan, Aurorë Osmani, u mirëprit sot në takim nga komandanti i KFORIT turk LMT, Majori Oral Ateş dhe përkthyesi Muhamet Mustafa.

Në takim u diskutua për nismat e reja që do të zhvillohen gjatë javëve në vijim, për të iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, që janë përfituese të asistencës sociale.

EkoHigjiena

Më konkretisht, mbi 30 fëmijëve të gjinisë mashkullore do të ju mundësohet Circumcision (synetia).

Gjithashtu brenda këtyre dy javëve do të bëhet edhe shpërndarje e veshmbathjeve për 5 familje në nevojë.

“Falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë për këto ndihmesa, që për njerëzit në nevojë janë lehtësira të madha dhe shumë të mirëpritura”,  thuhet në njoftimin e DSHMS-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.