Nexhat REXHA
Kur vjen Nëntori bota shqiptare merr frymëmarrje më të lirshme.
Kur vjen Nëntori kujtojmë nëntorët nëpër shekuj, secili nëntor i ka lënë gjurmët e veta nëpër rrjedhat e kohëve.
Po ky Nëntori në qytetin e Dardanës këtë vit po artikulon diç më ndryshe. Po vjen me Përmendoren e Kolosit , largpamësi e heroi i kombit i skalitur në bronz METUSH KRASNIQI iu flet qytetareve tanë me dinjitet.
Ai mbetet Njeriu që diti të orientojë mendimin shqiptar gjatë gjithë jetë së tij. E po Ai ishte vetë NOSITI ynë.
Edhe revista NOSITI- nr/24, sapo doli nga shtypi këto ditë. Revista e vetme gjatë gjithë historisë kombëtare, po vjen me fjalën e gdhendur në faqet e këtij numri, njëri ndër numrat më të begatshëm. Po vjen me hijen e Lisit të pamposhtur që flet nëpër brezni.
NOSITI po bashkudhëton me anëtarët e tij dhe me përkrahjen e vullnetin e Ndërmarrjes ‘’Vëllezërit Borovci’’.Këta dashamirë të fjalës së shkruar, në këtë numër shpalosin fjalën në vepër të suksesit.
Ky numër në ballinë i jep shkëlqimin revistës me ngjyrat e natyrshme të piktorit -Adem Kqiku.
Qyteti i Dardanës në këtë vit po krijon pamje më të ndritshme.
Kur vjen Nëntori, Manastiri, zhurmon në të gjitha shkollat shqipe!
Ne bashkë me Nositin shtegtojmë nga një nëntor në tjetrin.!
Urime Festa e FLAMURIT! /2LONLINE/