Doli nga shtypi libri i Fadil Kajtazit “Siguria”, sfida që vazhdon për Kosovën, përmes analizave dokumenteve, interviste dhe opinioneve.
Në këtë libër janë të trajtuara tema që paraqesin veprimtarinë shkatërruese të aparatit politik, policor, ushtarak dhe agjenturor serb që në vazhdimësi vepron në drejtim të shqiptarëve që nga viti 1845, e deri në dite e sotme.
Një pjesë e shkrimeve dhe fakteve të publikuara i kushtohen aktiviteteve të Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve inteligjente ruse, të cilat vazhdimisht kanë shërbyer si vegël e aparatit represiv serb në drejtim të shqiptarëve.
Në libër janë të paraqitura edhe dokumente ekskluzive nga dosjet e shërbimeve inteligjente serbe dhe fotografi të cilat faktojnëaktivitetet shkatërruese të shërbimeve inteligjente serbe në drejtim të shqiptarëve si dhe përfshirjen e shqiptarëve (spiun) në këtë veprimtari, e cila gjatë shekujve ka lënduar shumë familje dhe ka vështirësuar rrugën për çlirim dhe liri të shqiptarëve.
Libri ka 476 faqe dhe është botim i Fondacionit “Ibrahim Rugova” me recensent Gani Mehmetaj dhe Bajrush Morina.