DYLON

Ministri Valdrin Lluka po qëndron zyrtarisht në Varshavë

Ministri Valdrin Lluka po qëndron zyrtarisht në Varshavë
Avatar photo Redaksia

Ministri Valdrin Lluka po qëndron në Varshavë, i ftuar nga ministrja e Sipërmarrjes dhe Teknologjisë, JadvigaEmileëitz, ku Lluka i bënë thirrje biznesit polak që të kthejë sytë nga Kosova.

“Polonia, ndërmarrësia polake është e interesuar për Ballkanin dhe në veçanti për Kosovën. Ne marrim kryesimin e radhës së Bashkimit Evropian dhe Ballkani është njëri nga prioritetet tona»”, i tha ministrja e sipërmarrjes dhe teknologjisë së Republikës së Polonisë, JadvigaEmilewitz, ministrit të zhvillimit ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin polak.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një ministri kosovar në njërin nga shtetet më të mëdha të Bashkimit Evropian. Ministri Lluka, e njohu anëtaren e qeverisë polake, që shoqërohej nga një grup drejtuesish agjencish shtetërore të nxitjes dhe garantimit të investimeve, si dhe të disa bankave, me zhvillimet në ekonominë kosovare dhe përparësitë që i ofron vendi investitorëve të huaj.

EkoHigjiena

Ministri Lluka po ashtu e njohu me disa prej proceseve ku ka hyrë sektori minerar dhe energjetik, si dhe veçoi sektorin e informacionit dhe teknologjisë si një sektor tërheqës për investitorët polakë dhe ata evropianë në përgjithësi.

“Kosova është treg i vogël, por shumë kompani të huaja po vendosen tek ne, duke synuar tregun evropian dhe duke shfrytëzuar lehtësitë për të bërë biznes”, tha ai.

Polonia është vend i zhvilluar ekonomikisht, lider botëror në ofrimin e shërbimeve teknologjike dhe shquhet si një nga vendet kryesore në eksportin e këtyre shërbimeve, model për të cilin Ministri Lluka është i fokusuar që të ndiqet edhe nga Qeveria e Kosovës si dhe bizneset kosovare.

Dy ministrat ranë dakord për të organizuar shumë shpejt një forum biznesi të fokusuar në disa sektorë me prioritet. Po ashtu ministri Lluka i kërkoi Polonisë të dërgojë një grup ekspertësh të cilët do të ndihmojnë sektorë të caktuar për zhvillim tutje, kërkesë që u konsiderua nga mikpritësja polake.

Gjithashtu të dy ministrat e konsideruan si prioritarefirmosjen e një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve, si kuadër ligjor që do të inkurajonte ardhjen e biznesit polak në vend. Polonia është njëri nga vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, i cili në Kosovë ka një kontingjent ushtarak dhe policor në kuadër të KFOR dhe EULEX.

Brenda pak muajsh, qeveria e Kosovës ka intensifikuar kontaktet me qeverinë polake. Kështu ministri i jashtëm, BehgjetPacolli ka takuar dy herë homologun e tij polak JacekCaputowitz, i cili shumë shpejt pritet të vizitojë Kosovën me ftesë të shefit të diplomacisë kosovare.

Vizita e ministrit Lluka në Poloni, si mysafir i qeverisë polake vijon me takime të tjera me zyrtarë të lartë të këtij shteti, organizatat më të mëdha të biznesit, si dhe sipërmarrje me interes për Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.