Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS, njofton Dogana e Kosovës.
Në brezin kufitar që lidh fshatin Breznicë-SRB me fshatin Karaqevë e Poshtme -RKS nga njësitet e lartcekura është identifikuar automjeti transportues me targa vendore i cili vinte ilegalisht nga Serbia.
Pas përcjelljes nga njësitet e lartcekur është arritur të ndalet, gjatë kontrollit tē automjeti i cili drejtohej nga shtetas kosovar, është vërejtur se kishte të ngarkuar mallra të ndryshme ushqimore me vlerë rreth 2000 euro.
Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës, thuhet në njoftim /2LONLINE/